Gjendet fustani “fatsjellës” i aktores legjendare, e veshi kur fitoi çmimin Oscar në 1961 dhe tani del në ankand

schedule11:37 - 27 Nëntor, 2022

schedule 11:37 - 27 Nëntor, 2022

Përveçse pushtoi botën me aktrimin e saj, Elizabeth Taylor magjepsi edhe me bukurinë e saj të jashtëzakonshme. Zgjedhjet e saj të modës përfliten ende dhe tashmë në qendër të vëmendjes është vënë një fustan që ishte pjesë e garderobës së saj. Viti 1961 ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për të.

Ajo u shfaq në eventin Oscar, ku fitoi një çmim për filmin “Butterfield 8” si dhe ku spikati gjithashtu me fustanin e paharrueshëm. Tani, më shumë se 60 vjet më vonë, ajo është gjetur në një valixhe në Londër, në vendin ku Taylor dhe Richard Burton kishin një shtëpi dhe të cilën ata e vizitonin shpesh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KUWAIT TIMES (@kuwaittimes)

Miku i ngushtë i familjes Ann Sanz i tha shtëpisë së ankandeve se fustani, i cili përmban një pjesë të verdhë dhe një fund të bardhë voluminoz, ishte veshur vetëm një herë, por Taylor e konsideroi atë një bukuri dhe do ta mbante me vete në udhëtimet e saj, raporton Page Six. /abcnews.al