Gjendet foshnja e copëtuar në një valixhe, nëna 21-vjeçare është në paraburgim

schedule16:45 - 26 Korrik, 2023

schedule 16:45 - 26 Korrik, 2023

Një rast i tmerrshëm po hetohet nga autoritetet në Paris. Një nënë e re u arrestua pasi një foshnjë e porsalindur u gjet e vdekur dhe e copëtuar në një çantë shpine në shtëpinë e saj.

21-vjeçarja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, thuhet se lindi në periferi të Saint-Denis, në veri të kryeqytetit francez. E reja, e cila jeton me prindërit e saj, u tha dy miqve të dielën se kishte lindur, duke pretenduar se fëmija kishte lindur i vdekur dhe duke kërcënuar se do ta copëtonte atë, sipas policisë. Sipas të njëjtave burime, 21-vjeçarja raportohet se ka lindur më 17 korrik.

E reja u arrestua për vrasje me dashje të një të mituri nën 15 vjeç. Më pas ajo u akuzua dhe u shtrua në një institucion psikiatrik, me mjekët që e përshkruan gjendjen e saj mendore si “të brishtë”. Prokurorët francezë thanë se e gjetën foshnjën e porsalindur “të copëtuar, në një çantë shpine, në dhomën e saj“.

Autoritetet po hetojnë nëse ajo e dinte se ishte shtatzënë dhe nëse e reja vuante nga një sëmundje mendore e quajtur mohimi i shtatzënisë, ku një grua në mënyrë të pandërgjegjshme është e vetëdijshme për shtatzëninë e saj, por mohon ekzistencën e saj. Policia po përpiqet gjithashtu të vërtetojë nëse prindërit e së resë kishin dijeni për shtatzëninë e vajzës së tyre dhe për vrasjen e dukshme të foshnjës. Hetimet janë në një fazë të hershme dhe vazhdojnë me marrjen e deklarimeve nga ambienti i vajzës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!