EMRI/ Gjendet e vdekur një grua në Tiranë, nuk ka shenja dhune

schedule15:01 - 13 Maj, 2024

schedule 15:01 - 13 Maj, 2024

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë. Një grua është gjetur pa shenja jete në zonën e “21 Dhjetorit”, Tiranë.

E ndjera quhet Refije Abedini, 73 vjeçe, e cila është gjetur e shtrirë në një divan. Mësohet se viktima ka vuajtur nga sëmundje të rënda, si parkinson, anemi, dëmtim në shtyllën kurrizore dhe ka hequr gjirin nga kanceri.

Forcat policore e kanë gjetur të nxirë në një pjesë të fytyrës, ndërsa bëhet me dije se ka qenë një javë e vetme, ndërsa gjatë dy javëve te fundit nuk ka lëvizur.

“Më datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në rrugën “Sulejman Pitarka”, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja Refije Abedini, 73 vjeçe, e cila nga verifikimet paraprake rezulton se kohët e fundit kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe vuante nga disa sëmundje të ndryshme.

Nga veprimet e para hetimore, të kryera në vendngjarje, rezulton se shtetasja Refije Abedini, është rrëzuar disa ditë më parë dhe nuk ka dëmtime ose shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, por për të përcaktuar në mënyrë përfundimtare shkakun e vdekjes pritet ekspertiza e thelluar nga IML.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!