Një vajzë e re është nxjerrë nga deti gjatë mëngjesit të sotëm në Folegandros të Greqisë. Fillimisht trupi i saj u pa të fluskonte në sipërfaqen e ujit dhe me ndërhyrjen e polumbarëve u nxorr në breg për kryerjen e inspektimeve të nevojshme.
Paraprakisht, autoritetet dyshojnë për një vetëvrasje të së resë. Nga inspektimi paraprak i trupit nuk është vërejtur asnjë shenjë dhune ç’ka përforcon idenë e vetëvrasjes.
Mendohet se vajza është rreth 22 vjeçe, ndërsa indentiteti nuk është zbuluar ende. /abcnews.al