Është gjetur makina e 35-vjeçarit, Albi Bashaliu i cili u vra mëngjesin e djeshëm në Peqin. Burime për ABC bëjnë me dije se makina e viktimës është gjetur në Gosë të Kavajës. Me këtë makinë dyshohet se autorët kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes ku ekzekutuan 35-vjeçarin.
Pas vrasjes së të riut autorëve i kanë marrë çelësat e makinës dhe janë larguar, ndërsa makinën e tyre e kanë djegur vetëm pak metra larg viktimës. Ndërkohë në Gosë të Kavajës makina e viktimës është gjetur e pa djegur ndërsa brenda saj nga kontrollet paraprake nuk janë gjetur armë. Policia po heton lidhur me këtë ngjarje të rëndë për të gjetur prova dhe për të identifikuar autorët.
Lexo edhe: Pse u larguan me makinën e viktimës? Dyshimet për vrasjen në Peqin, dinamika e ndjekjes
32-vjeçari Albi Bashaliu u vra me armë mëngjesin e së hënës sapo doli nga një lokal në fshatin Gjoçaj të Peqinit.
/abcnews.al/