9 emigrantë nga Afrika Sub-Sahariane u gjetën të vdekur në kufirin Tunizi- Algjeri. Sipas një OJQ-je tuniziane, emigrantët vdiqën nga i ftohti, etja dhe lodhja, megjithatë ka nisur një hetim dhe është urdhëruar një autopsi për të sqaruar më me detaje shkaqet e vdekjes së tyre.
Zyrtari zbuloi se ka një fluks njerëzish nga Afrika Sub-Sahariane që migrojnë në mënyrë të paligjshme përmes kufirit Tunizi-Algjeri, veçanërisht në këtë rajon të vështirë dhe të pyllëzuar të Hidrës.
Shumë prej tyre më pas përpiqen të emigrojnë në Europë nga brigjet e Tunizisë, në një ngushticë që ka çuar në dhjetra viktima.
Forumi për të Drejtat Ekonomike dhe Sociale (FTDES), i cili monitoron çështjet e migracionit në Tunizi, tha në një deklaratë se “sipas të dhënave fillestare, nëntë emigrantët vdiqën nga të ftohtit, etja dhe lodhja”.
/abcnews.al