Sebjana Myzeqari, 24 -vjeçarja shqiptare dhe vajza e saj Enisa 2-vjeç, të cilat ishin shpallur të zhdukura në Britaninë e Madhe, janë gjetur . në një njoftim zyrtar policia e Jorkshajër nuk ka dhënë shumë detaje por ka konfirmuar se të dyja janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Janë gjetur shëndoshë e mirë nga policia britanike 24 -vjeçarja shqiptare Sebjana Myzeqari dhe vajza e saj 2 -vjeçare Enisa. Policia britanike e cila nuk ka dhënë detaje të tjera konfirmoi se të dyja janë në gjendje të mirë shëndetësore. 24-vjeçarja shqiptare Sebjana Myzeqari dhe vajza e saj 2-vjeçare Enisa ishin parë përherë të fundit në datën 2 prill në Donkastër.
BBC raportoi se 24-vjeçarja shqiptare nuk kishte përdorur më telefonin e saj apo kartat e bankës që nga data 2 prill, dhe se nuk kishte asnjë shenjë që ajo mund të ishte larguar nga Britania e Madhe. Policia e Jorkshajër jugor u shpreh se ajo kishte mbërritur në vend nga Shqipëria tre vjet më parë duke vendosur të jetojë në Donkastër.
Vogëlushja dy vjeçare është e regjistruar në çerdhe ndërsa e ëma e saj bën një jetë pothuajse të izoluar dhe kishte shumë pak të njohur, sipas dëshmive të fqinjëve./ABC News Albania 24/7