Gjenden pa shenja jete dy persona në Kosovë, policia jep detaje

schedule10:08 - 9 Janar, 2023

schedule 10:08 - 9 Janar, 2023

Dy persona të gjinisë mashkullore janë gjetur pa shenja jete në Kosovë. Një prej tyre është gjetur në Prishtinë dhe një në fshatin Zhur të Prizrenit.

Të dy lajmet janë konfirmuar nga Policia e Kosovës pa dhënë shumë detaje.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete, njësitë relevante policore dhe një ekipe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me urdhër të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet për rastin në Prishtinë

Ndërsa në fshatin Zhur, personi i pajetë është hasur në mal.

“Raportohet se në një mal është hasur një person që dyshohej pa shenja jete. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur viktima mashkull kosovar është pa shenja jete. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante”, thuhet për rastin në Zhur./Kosovapress