47 mace janë shpëtuar nga një automjet i parkuar në vapë të madhe në Minnesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Macet kishin jetuar në makinë me pronarin e tyre, i cili kohët e fundit kishte mbetur pastrehë, por nuk donte t’i linte kafshët pas.
Temperaturat në zonë shkuan në 32C, ditën kur macet u shpëtuan. Ndërsa brenda makinës, temperatura ishte shumë më e lartë.
Pasi 47 macet të jenë ekzaminuar dhe trajtuar, ato do të sterilizohen dhe do të vihen në dispozicion për birësim./abcnews.al