Gjenden në Berlin mbi 100 sende personale të këngëtarit John Lennon

schedule14:22 - 22 Nëntor, 2017

schedule 14:22 - 22 Nëntor, 2017

Gjenden në Berlin mbi 100 sende në pronësi të Xhon Lenon, që i ishin vjedhur bashkëshortes së këngëtarit në vitin 2006, nga shoferi i saj personal. Bëhet fjalë për ditare, letra, syze dhe sende të tjera tepër personale të këngëtarit.

I dyshuar për vjedhjen është Koral Karsan që jeton në Turqi, i cili është jashtë juridikisionit të policsë Gjermane. Shpjegimi u dha nga policia gjatë ekspozimit për shtyp të sendeve personale të këngëtarit legjendar të Bitëlls.

Shoferi në fjalë kishte punuar për bashkëshorten e tij nga 1995 deri në 2006, dhe kishte bërë dy muaj burg në 2007 në SHBA sepse e kishte kërcënuar. Besojmë se është fajtor dhe që ai i ka vjedhur sendet, theksoi shefi i policisë së Berlinit.

Disa ditarë të Lenon ishin gjetur të fshehura në makinën e një shtetasi 58 vjecar gjerman, arrstuar me akuzën mashtrim dhe vjedhje. Një nga tre ditaret përmban dhe fjalët e fundit të shkruara nga dora e këngëtarit në 8 dhjetor 1980, ditën e vrasjes së tij./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!