Gjenden më shumë se 1100 breshka deti të ngordhura në brigjet e Indisë

schedule12:54 - 13 Shkurt, 2025

schedule 12:54 - 13 Shkurt, 2025

Më shumë se 1100 breshka deti janë gjetur në brigjet e Indisë jugore.

Profesori i ekologjisë në Universitetin Pondicherry, Kupusami Sivakumar, tha se kurrë nuk kishte dëgjuar për një numër kaq të madh të breshkave të ngordhura të gjetura në plazhet e shtetit indian të Tamil Nadu, shkruan britanikja “The Guardian”.

Numri më i madh i breshkave u gjet pranë kryeqytetit të shtetit, Chennai.

Breshkat e detit mblidhen çdo vit në brigjet e Indisë për t’u shumuar dhe hedhur vezë në plazhe.

Sipas aktivistit mjedisor me bazë në Chennai, Yuvan Aves, rezultatet fillestare të autopsisë tregojnë se breshkat e ngordhura kishin lëndime në mushkëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!