Gjenden dy ferma të mëdha kanabisi në Spanjë: Goditet grupi kriminal, në pranga 6 shqiptarë

schedule12:43 - 3 Tetor, 2022

schedule 12:43 - 3 Tetor, 2022

Gjashtë shqiptarë janë vënë në pranga në Spanjë pas organizimit të një operacioni të koduar policor “Delhi”. Mediat në vend raportojnë po ashtu se janë sekuestruar pajisje të shumta për mirëmbajtjen dhe kultivimin e marijuanës.

Një nga laboratorët e kanabisit u zbulua në një banesë në La Móra (Tarragona). Pas një periudhe vëzhgimi dhe lokalizimi, autoritetet u futën në shtëpi ku arrestuan tre persona dhe sekuestruan 780 bimë kanabisi, 9620 kg sytha dhe një armë zjarri.

Në një fazë të dytë, policia u njoftua për një plantacion në natyrë në Valls. Pas verifikimeve, rezultoi se bëhej fjalë për një fermë të madhe kanabisi ku ishin mbjellë 4476 bimë. Plantacioni raportohet se ruhej nga tre persona me origjinë shqiptare të cilët u arrestuan.

Duke u kthyer te “shtëpia e barit”, autoritetet mundën ta lokalizonin pas konsumit të lartë të energjisë elektrike, por edhe pas ndërhyrjeve të paligjshme.  Operatorët e një kompanie elektrike konfirmuan një konsum shumë të lartë në godinë. /abcnews.al/