Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjenden 742 bimë kanabis të kultivuara në Malësinë e Krujës, arrestohet 32-vjeçari, në kërkim i vëllai

schedule09:47 - 20 Korrik, 2023

schedule 09:47 - 20 Korrik, 2023

Një 32 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Krujës dhe vëllai i tij është shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas policisë në kuadër  të megaoperacionit të koduar “Territor i pastër” është bërë i mundur asgjësimi i 742 bimë narkotike kanabis, që u gjetën të kultivuara në Malësinë e Krujës.

Ndërkaq gjatë 30 fazave të këtij megaoperacioni janë asgjësuar përmes djegies 17 213 bimë narkotike kanabis.

Ndërkohë është arrestuar 32 vjeçari dhe shpallur në kërkim vëllai i tij 29 vjeç pasi dyshohen lër kultivimin e 150 bimëve në vendin e quajtur Çinar.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!