Vijojnë kontrollet dhe operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Në fazën e 19 të operacionit të koduar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Fnsh Tiranë është bërë I mundur sekuestrimi i 362 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.
Sipas policisë mësohet se bimët narkotike janë sekuestruar në fshatin Brret dhe në fshatin Kroi i Madh, Krujë.
Ndërkohë më parë si rezultat i fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar 9448 bimë narkotike cannabis sativa dhe 208 fara të dyshuara kanabis, të mbjella në kubikë.
Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve./abcnews.al