Jennifer Ravanel, një grua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shpërthyer në lot pasi gjetur maçokun që kishte humbur 11 vite më parë falë një video të publikuar në rrjetet sociale.
Ky është momenti kur gruaja e përlotur ribashkohet me kafshën e saj shtëpiake.
“Po kjo është. Sam, ky është maçoku im. Më ke munguar shumë. Njëmbëdhjetë vjet që prej kur macja ime është zhdukur. Unë jam thjesht shumë e emocionuar.”
Jennifer Ravanel gjeti maçokun e saj pasi një video e publikuar në rrjetet sociale për here të parë në 12 gusht u bë virale duke marrë mbi 2 milionë shikime në rrjetin social Instagram.
Ka qenë organizata e kafshëve “Charleston Animal Society” që ka gjetur maçokun Sam pasi në trupin e tij kishte një mikroçip.
Jennifer Ravanel e kishte adoptuar maçokun Sam në vitin 2011, por një qen e kishte trembur atë dy vite më pas dhe maçoku ishte larguar nga shtëpia që prej vitit 2013.