Gjelbrim Taipi: Goli ishte i rregullt, janë 6 ekipe për titull

schedule17:00 - 28 Nëntor, 2021

schedule 17:00 - 28 Nëntor, 2021

Një nga lojtarët më të mirë që skuadra e Kukësit ka në përbërjen e saj është Gjelbrim Taipi dhe jo më kot i është besuar edhe shiriti i kapitenit.

Paraqitjet e mesfushorit të verilindorëve kanë ndihmuar shumë skuadrën e cila ditën e sotme arriti të fitonte me shifrat 2-0 kundër Egnatias, ndeshje qe u zhvillua në stadiumin e Laçit.

Për “Supersport”, Gj.Taipi është shprehur shumë i lumtur për fitoren si dhe thekson se janë 6 ekipe për titull.

“Sot ishte një ndeshje shumë e vështirë. Me Egnatian u mundëm në Kupë, por sot e dinim që do luanim kundër një kundërshtari që do qëndronte mbrapa gjatë 90 minutave. Donim ta zhbllokonim ndeshjen sa më shpejt.

Nuk ishte i drejtë anulimi i golit, sulmuesi ynë e preku i pari topin, por arbitri e anuloi. Dialogu? Janë momente lojë, i kërkova Puntus që të vazhdojë të luajë, sepse do të vinte edhe momenti i tij.

Kishim 4-5 raste për të zhbllokuar ndeshjen. Kur nuk shënon, çdo ekip fillon të futet në presion. Ka raste që jemi gjithë ekipi përpara, do na kushtonte nëse do na kapnin në kundërsulm më dy mbrojtës tanët.

Ne kemi futbollistë shumë të rinj në skuadër, duhet të rrimë me këmbë në tokë. Nuk mund të japim deklarata që jemi për kampionë. Po bëjmë punën tonë, jemi në rrugën e duhur.

Tirana ka përparësitë e veta, pasi është 25 herë kampione. Po i marrim ndeshjet me radhë, të shohim çfarë do na rezervojë e ardhmja. Gara për titull? Nuk është vetëm Tirana, janë gjithsej 6 skuadra për titull.

Më shumë vështirësi kemi hasur në ndeshjen me Partizanin, ata janë të fortë. Edhe ndaj Dinamos kemi vuajtur. Janë për lart edhe Partizani, Dinamo e Vllaznia”, deklaroi Gj.Taipi.  /f.a/abncews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!