Gjekmarkaj: Nuk mendoj që Rama e zgjodhi Lleshin si katolik

schedule20:41 - 9 Nëntor, 2018

schedule 20:41 - 9 Nëntor, 2018

Mosdekretimi i Sandër Lleshit për postin e Ministrit të Brendshëm nga Presidenti, solli shumë reagime, një pjesë e tyre edhe me fokusin fetar. Reagimet vinin kryesisht nga pjesa katolike e Shqipërisë dhe një ndër ta ishte pedagogu Agron Gjekmarkaj. I ftuar në studion e “Provokacijas” Gjekmarkaj u shpreh kundër qëndrimit të një pjese të politikanë për ta shndërruar çështjen fetare në funksion të politikës.

“U fol për shitje të Ministrit të Brendshëm te Vatikani, në rrjete sociale, doli motivi katolik sikur janë në minorancë jo etnitet, kjo nuk më pëlqeu. Ka ca politikanë që thonë që unë i kam qejf katolikët, ça do thotë me këtë? që janë ekzotikë. Kjo është ta shndërrosh çështjen fetare në funksion të politikës dhe unë kundër kësaj jam ngritur. Në 75% të shkrimit tim them mos i konsideroni si minoritet. Budi, Fishta, Mjeda, At Zef Pëllumbi, kontributi i Katolikëve është i rëndësishëm jemi komb homogjen jo heterogjen”.

Gjekmarkaj solli në vëmendje elitën e kohës së Rilindjes që u bashkua në mënyrë harmonike për modernizmin e kombit shqiptar rreth idesë “Pavarësia, Gjuha, Kombi”.

“Ideologu i Rilindjes Kombëtare është Pashko Vasa, ndërsa mishërim i Rilindjes për mua janë Frashërllinjtë, Naimi mbi të gjithë dhe pastaj Samiu e Avdyli, Samiu shkroi një traktat për “Shqiptarët ç’kanë qenë, ç’janë e ç’do bëhen”. Nëse s’do kishte pasur këtë emancipim të kësaj elite myslimane nuk do kishte pasur modernizim të shtetit shqiptar, por kjo elitë ka funksionuar në mënyrë harmonike, ka patur elementë të rëndësishëm të ortodoksve, të Diasporës së Rumanisë dhe Amerikës për të mbërritur të Fan Noli e Katolikët e Veriut, ka qenë një elitë që u bashkua rreth idesë së madhe pavarësia, gjuha, kombi, dhe ia dolën”.

Ndërsa sot ai vëren hipokrizëinë e klasës politke që shtiret si laike, ndërsa çdo emeërim e ka religjioz.

“Ka hipokrizi nga klasa politike që hiqet si laike dhe në çdo emërim e kanë këtë religjioz, unë do isha të zgjidhej njeriu i aftë, i zoti dhe kur zgjidhen për të përfaqësuar fenë të gjejnë njerëz tamam  jo thjesht për t’i përdorur si ushtarë”.

Sa i përket emërimit të Sandër Lleshit, Gjekmarkaj ndan mendimin se Rama e zgjodhi atë, jo si katolik, por si njeri me kredenciale dhe dinjitet, pas skandaleve me dy ministrat e mëparshëm.

“Nuk mendoj që Rama e zgjodhi Lleshin si katolik. E ka emëruar pas skandaleve të mëdha në Ministrinë e Brendhsme me dy ministra që iu kthyen në bumerang dhe gjeti një njeri, unë e çmoj Lleshin dhe kam konflik interesi që të flas se e njoh si individ. Ne do ta shohim si është ministri në punë, ne do i gjykojmë punën. Individi ka kredenciale dhe dinjitet, po ka një CV të pakontestueshme.  

Sipas tij kjo zgjedhje nuk nuk e çliron Ramën nga dështimet, nga lidhjet me krimin dhe nga të gjitha ato që ka patur Ministria e Brendshme për këto vite. Gjekmarkaj thekson se politika shqiptare vetëm kur është ngushtë e hedh dorën te njerëzit me integritet, ndërsa dorëheqjen e Xhafës e shikon si shkarkim që mbështillet si dorëheqje.

“Politika shqiptare vetëm kur është ngushtë e hedh dorën te njerëzit me integritet. Më ka befasuar Rama me këtë zgjedhje, qeveria e tij është një fasadë mediokriteti. Nuk ka transparencë pse dha dorëheqjen Xhafa. Unë mendoj që njerëzit që kanë qenë mekanizma terrori në komunizëm nuk duhet të ishin në këto nivele drejtuesish. Xhafa ka qenë hetues dhe sekretar partie, por i njoh një meritë me bandat e fundit që ka treguar zell dhe mos qoftë kjo arsyeja pse e ka shkarkuar Rama. Sigurisht ka qenë shkarkim që mbështillet si dorëheqje për t’i shpëtuar nderin njëri-tjetrit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!