“Gjejini një burrë të qetësohet”, Mira Kazhani i përgjigjet sërish Jul Dedës duke cituar Spartak Ngjelën  

schedule22:28 - 15 Nëntor, 2019

schedule 22:28 - 15 Nëntor, 2019

Gazetarja e njohur Mira Kazhani ishte e ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon.

Kazhani bëri xhiron e mediave sociale këtë javë, ndërsa sqaroi atë që kishte ndodhur. Gjithçka nisi pas një komenti të gazetares për protestën e Unazës së Re, ndërsa vëmendje tërhoqi reagimi i aktorit Julian Deda, ku mes të tjerash deklaronte “gjejini një burrë të qetësohet”.

Ndërkohë, në “Provokacija”, Kazhani iu përgjigj sërish Dedës teksa citoi edhe se çfarë i kishte thënë dikur avokati Spartak Ngjela.

Në fakt ai ishte një mesazh i aty për atyshëm unë u mërzita kur e lexova… Spartak Ngjela më thoshte vetëm në komunizëm martoheshin njerëzit për të bërë seks”, tha gazetarja.

Pjesë nga biseda në studio:

Kazhani: Për fat të keq deklarata e gruas që pushtoi ekranet se mendonte që qeveria ishte tallur me të pasi kishte marrë 130 mln lekë. Mund ti fal Tiranapost-in, shtëpinë time, unë të marrë dëmshperblimin e saj dhe ajo të bëjë punën time si gazetare. Jam gati ta shkëmbej punën për atë dëmshpërblim. I qendroj idesë që ishte një protestë që mbron zaptuesin. Mua më vjen keq për prindërit e mi, për borxhet dhe për kondicionerin që e fikte babi se nuk ia dilnin dot.

Pse duhet ti harrojmë këto dhe duhet të solidarizohemi me këta njerëz. Unë nuk e di fare si është projekti i Unazës, parimisht jam kundër çdo gjëje që shkel ligjin.

Nano: Një pjesë e reaksionit ndaj shkrimit tënd unë mendoj se duhet parë si kritikë normale. Janë me mijëra familje që kanë zaptuar, një pjesë janë legalizuar. Këto familje po digjen se janë të pafat.

Kazhani: Unë nuk e di që ato familje nuk do dëmshpërblehen. Detyra e shtetit është që të justifikojë edhe gabimet e qeverisë së mëparshme. Unë nuk shkruaj që ti bëj qejfin rrjetit.

Nano: Pas shkrimit doli një reagim nga Julian Deda. Menjëherë pas kësaj erdhi reagimi i Mira Kazhanit. Ky shkëmbim mesazhesh ka marrë vëmendje?

Kazhani: Në fakt ai ishte një mesazh i aty për atyshëm unë u mërzita kur e lexova. Nqs ka merak se unë nuk kam krevat. Spartak Ngjela më thoshte vetëm në komunizëm martoheshin njerëzit për të bërë seks.

Nano: Fraza e dytë e Julit është një gjë që nuk duhej thënë, “gjejini burrë të qetësohet”.

Kazhani: Unë nuk e gjykoj fare, unë di çfarë duhet të them vetë. Unë u mërzita për momentin, është një djalë që bën humor unë i kam kthyer përgjigje. Por u habita me ato që më sillnin mesazhe me emoji me lot, i kisha bërë njerëzit për të qeshur…Kam shumë respekt për babain e tij, por kam menduar “ç’të bën fëmija s’ta bën perëndia”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!