Gjatë turnit “rropi” pushuesit në emër të pronarëve, kamarieri arratiset nga lokali në Dhërmi me xhiron ditore, policia e ndjek deri në Vlorë

schedule11:29 - 26 Korrik, 2022

schedule 11:29 - 26 Korrik, 2022

Një kamerier i punësuar në njërin prej bareve në Dhërmi është mërzitur me punëdhënesit duke ikur demonstrativisht nga puna bashkë me xhiron ditore.

Mësohet se i riu është larguar pak para se të mbyllte turnin në njërin prej bareve të Dhërmiut, i cili njihet për një ndër zonat me çmimet më të shtrenjta në rivierën e jugut.

Pasi kanë konstatuar largimin e tij, menaxherët kanë njoftuar policinë duke dhënë edhe të dhënat e të riut, i cili lëvizte me një “Golf” të bardhë.

Siç duket edhe nga planet, policia i është vënë pas nga Dhërmiu duke e kapur të riun në Vlorë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!