Gjatë pandemisë linjat ajrore shkurtuan stafin, sektori i fluturimeve në Gjermani në kaos total

schedule16:27 - 13 Qershor, 2022

schedule 16:27 - 13 Qershor, 2022

Gjatë verës, Gjermania pritet që të ketë probleme serioze në sektorin e fluturimeve. Paralajmërimin e bëri ministri i Transportit në vend Volker Ëissing, i cili shtoi se kjo do të jetë një “sfidë e madhe për të gjithë.”

Duke folur për Bild, Visig tha se situata në aeroporte, ku shumë fluturime po anulohen dhe shumë të tjera kryen me vonesë, nuk pritet që të përmirësohet.

“Situata në sistemin e trafikut ajror evropian është një sfidë e madhe për të gjithë,” tha ministri, ndërsa shtoi se mungesa e stafit të kualifikuar është një nga shkaktarët e krizës.

Ai shtoi po ashtu se linjat ajrore bënë shkurtime stafi gjatë pandemisë dhe tashmë nuk po përballojnë dot kërkesën në rritje. Kurse, presidentja e Shoqatës së Agjentëve të Udhëtimit Maria Lynchoff e përshkroi situatën në aeroportet e Gjermanisë si “thjesht të paimagjinueshme.”

Dëshira e njerëzve për të udhëtuar, siç tha ajo për Bild, nuk është surprizë por shkurtimet e dy viteve të fundit tashmë po e japin efektin.

“Tani që jemi kaq pranë sezonit të verës, duhet të presim më të keqen.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!