Gjata zbulon në “Log.” çfarë po ndodh mes Komisionit të Rithemelimit dhe deputetëve të PD

schedule22:28 - 22 Mars, 2022

schedule 22:28 - 22 Mars, 2022

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Çlirim Gjata, ka zbuluar mbrëmjen e së martës në ‘Log.’ në Abc të gazetarit Endri Xhafo se çfarë po ndodh mes ‘Foltores’ dhe PD-së zyrtare.

Gjata deklaroi se aktualisht anëtarët e foltores kanë nisur të diskutojnë me palën tjetër për të gjetur një zgjidhje për bashkimin e partisë, por sërish në thelb mbetet vota.

Anëtarët e foltores po thonë se po diskutohet me pjesën tjetër, por në themel është vota. Nuk do të shkojmë drejt dy partive’, u shpreh Gjata.

/T.H/Abcnews.al/