Gjata sfidon deputetë që nuk iu bashkuan Kuvendit: Nëse ju pret baza unë jap dorëheqjen

schedule19:30 - 3 Maj, 2022

schedule 19:30 - 3 Maj, 2022

Juristi Çlirim Gjata, njëherësh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, ka komentuar se çfarë ndodhi në Kuvendin e 30 prillit, dhe mungesën e 35 deputetëve.

I ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, Gjata tha se në 30 prill u krye bashkimi i PD.

I pyetur nga Xhokaxhi për deputetët që nuk morën pjesë, Gjata ka bërë një deklaratë të fortë ku tha se ata nuk i pret askush në bazë, duke shtuar se nëse ndonjë nga deputetët do të pritet nga baza ai do të japë dorëheqjen.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Pse konsiderohet që PD doli më e bashkuar nga Kuvendi, po të kemi parasysh bojkotin e 35 deputetëve?

Gjata: Sepse nuk pati asnjë demarsh apo kërkesë për përjashtime apo largime nga PD, u pranua ajo formulë të këshillit Kombëtar ku të gjithë deputetët janë anëtarë të Këshillit Kombëtar, ndërsa anëtarët e tjerë u zgjodhën nga anëtarësia. Ne që konkurruam mund edhe të mos ishim anëtarë të Këshillit Kombëtar, ata që ne patëm disa përplasje u zgjodhën automatikisht. Po të jap konkluzionin, në momentin që mund të kishte dhe pakënaqësi askush nuk u ngrit të kërkonte linçim ndaj atyre që janë shkaktarët kryesorë që PD është sot këtu. Më duket budallallëk pse nuk erdhën në Kuvend. Fakti që këta 35 nuk vijnë në Kuvend, nuk tregon se PD është e përçarë, kjo është gabimi i tyre politik njësoj si djegia e mandateve. Do u thoja këtyre deputetëve shkon në bazë, nuk mund të fshihemi pas gishtit. Shumica e atyre deputetëve nuk shkojnë në bazë se kanë frikë.

Xhokaxhi: Meqënëse këta deputetë do të jenë pjesë e këshillit Kombëtar, nuk janë pak janë 35, një pjesë e këtyre deputetëve për të mos thënë pjesa më e madhe që njerëzit nuk u dinë emrin, baza nuk e di kush janë, pse duheshin zënë vendet kur mund të kishte njerëz të tjerë që e meritonin, mund të krijohen pakënaqësi?

Gjata: Sepse deshëm bashkimin, nuk deshëm që të kishte përplasje. 25 që thoni ju nuk janë pak, në Këshilli Kombëtar apo në parlament.

Xhokaxhi: Në parlament janë shumica ata?

Gjata: Ata nuk guxojnë të shkojnë në bazë dhe unë i sfidoj, hajdeni takoni njerëzit që u kam dhënë votat, po erdhën unë jap dorëheqjen e lë politikën. Grup[i parlamentar ka misionin e vet bën opozitë brenda parlamentit dhe jashtë, ndërsa organizimin e partisë i bën partia me organizmat e saj. Deputetët si individë marrin pjesë, por nuk mundet grupi parlamentar të hyjë në punët e brendshme.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!