Sekretari për çështje ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata në studion e “ABC News” foli për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të konsideruara të njëanshme.
Gjata u shpreh se kryeministri Rama ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
“Koalicionet janë një standard demokratik. Sa i takon listave duhet të hapën 100%. Përse ka frikë Rama të votohet nga qytetarët. Rama ka frikë të votohet në partinë e tij.
Ne duhet të çelim negociatat, Rama është i humbur. Është tmerrësisht i humbur. Të gjitha këto veprime nëse do të ishte i sigurt ne fitore nuk do t’i kishte ndërmarrë”, tha Gjata.
Gjatë bisedës në studio Gjata foli edhe për zgjedhjet:
“Pra ne po luftojmë që të hapen negociatat. PD sot në opozitë është partia më e madhe, Basha sot është drejtuesi i opozitës. Rregullat e lojës janë në tërësi midis aleatëve. Do të ketë konsensus sepse nuk hyn njeri me diktat siç bën Edi Rama.
Për herë parë do të vendoset procedura e identifikimit biometrik Rama mendon që të gjitha format që ai përdor,mbyllja e listave është që të fitojë kohë”, tha më tej Çlirim Gjata.
Sa i përket manipulimeve në procese zgjedhore për sekretarin për Çështje Ligjore të PD-së, problem mbetet fakti nëse kryeministri Rama do të ketë vullnet politik të pranojë zgjedhje të lira.
“Nuk është se KQZ me vullnetin e tij ka prishur procesin e proceseve zgjedhore. Zgjedhjet janë prishur për shkak të veprimeve poshtë. Pra asnjë nga institucionet e KQZ nuk ka shumë kompetenca që të ndërhyjë, por a do të ketë vullnet politik Edi Rama që të lejojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ky mbetet problemi”, u shpreh ai.
Më tej ai theksoi se kryeministri ka shkelur dy nga kushtet që vendosi BE dhe Bundestagu për çeljen e negociatave.
/abcnews.al/