Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, foli në “Radari Informativ” për mungesën e mjekëve përballë Covid-19.
Gjatë bisedës në studio me gazetaren Jonida Shehu, Gjata u ndal në dy faza të situatës shëndetësore në vend, atë para Covid dhe pas Covid.
Ai theksoi se pavarësisht situatës së panjohur më parë të koronavirusit, vendi tashmë i ka kapacitet përballë kësaj pandemie.
Ndërsa u ndal tek spitalet rajonale Covid, Gjata tha se fillimisht u hapën në kryeqytetet, sepse kishte më shumë burime njerëzore, mjete , specializime për rastet e rënda, infrastrukturë apo mjekë më të përgatitur.
“Në Shqipëri kemi dy faza, para Covid dhe pas Covid. Periudha para Covid ku shteti shqiptar ka disa nivele, një numër mjekesh që duhet t’i ketë sektori publik. Ka pasur një periudhe 4-vjeçare ku nuk u përhapen specializimet.
Nga 2015 e në vazhdim kemi hapur programe specializimi, pra për të formuar një mjek duhet një numër iu caktuar pedagogësh. Për shkak të nevojave që ka pasur sistemi kemi ofruar kuota shumë më tepër se më parë. Sot do të kishim 400 mjekë më shumë, por pjesërisht janë rekuperuar, pas periudhës së ndërprerë për 4 vite.
Unë besoj që ne e përballojmë situatën sepse i kemi parë kapacitetet që ka Shqipëria. Ne kemi pasur shumë mjek edhe nga ata që pavarësisht se kanë dalë në pension kërkuan të rikthehen në sistem, për të përballuar situatën, po ashtu kemi pasur edhe shtim të infermierëve.
Natyrisht që ka reanimator. Dhe kjo ishte arsyeja kryesore që ne fillimisht vendosëm që spitalet Covid të ishin në Tiranë. Sepse kishim më shumë burime njerëzore, më shumë kontroll për territorin e spitaleve dhe Covid-i kërkonte më shumë mjete që spitalet rajonale nuk i kishin. Sot spitalet rajonale që janë hapur kanë numër e mjaftueshëm të specialistëve, ka reanimator si edhe infeksionistë”, tha Gjata.
Pyetje: Kemi mjaftueshëm reanimator në spitalet rajonale?
Gjata: Është planifikuar që nëse do të jetë nevoja do të bëhen lëvizje nga një spital në një spital tjetër. Natyrisht nëse do të jetë nevoja do t’ja heqim një spitali dhe do t’ja çojmë një spitali tjetër.
Gjithashtu ai shtoi se me krijimin e një strategjie u bë edhe hapja e spitaleve Covid në qytete të tjera.
“Që në vjeshtën e këtij viti nga MSH është përgatitur gjithë strategjia për përballimin e Covid, ku parashikohej hapja sipas gjendjes e spitaleve, edhe atyre rajonale. Tek të gjitha spitalet rajonale që u vendosën për tu hapur janë bërë strategji të mirë-llogaritura”, u shpreh ai.
Pyetje: Raporti i mjekëve në raport me pacientët në spitalet rajonale?
Gjata: Durrësi ka rreth 40 shtretër për Covid ku punojnë 6-7 mjekë të specialiteteve të ndryshme.
Më tej ai shtoi: Mjekët janë trajnuar. Një pjesë e madhe kanë punuar në spitalet Covid në Tiranë për të marrë trajnimet e duhura. Janë realizuar sesione të shpeshta trajnimi kryesisht në formën online. Mjekimi i Covid është i personalizuar, të gjithë pacientët nuk mund të trajtohen njësoj sepse patologjitë mund të jenë të ndryshme.
/abcnews.al/