Gjasula: Janë kampionët e botës, por duhet t’ua bënim më të vështirë

schedule23:07 - 17 Nëntor, 2019

schedule 23:07 - 17 Nëntor, 2019

Klaus Gjasula, pas ndeshjes me Francën, analizoi sfidën e humbur. Në Supersport ai vlerësoi kundërshtarin dhe i vetmi pishman është se Shqipëria duhet t’ia bënte më të vështirë kampionëve të botës.

“Është shumë e vështirë, ata kanë lojtarë të mirë. Ata e luajnë lehtë edhe në situata të vështira. U mundëm 2-0 nga kampionët e botës, por nuk ke çfarë bën”.

“Nuk ishte paraqitja më e mirë që kemi bërë, por duhet parë kundër kujt luajmë. Duhet t’ua bënim pak më të vështirë atyre. Mund të shënonim, por nuk na eci. Duhet të shohim përpara që të marrim rezultate pozitive në të ardhmen”. /abcnews.al