Gjasula: Izraeli e Islanda s’janë më poshtë se ne, të marrim 4 pikë

schedule14:02 - 3 Qershor, 2022

schedule 14:02 - 3 Qershor, 2022

Klaus Gjasula, mesfushori i kombëtares shqiptare, doli para mediave në prag të dueleve të Nations League kundër Islandës dhe Izraelit. Fillimisht ai ka deklaruar: “Nuk do të thosha që kundërshtarët janë më poshtë se ne. Jemi afër dhe s’mund të them se jemi favoritë.

E dimë që në të shkuarën ka qenë e vështirë, por ne jemi rritur dhe kemi treguar cilësi të mira. Jam optimist dhe uroj të bëjmë paraqitje të mira. Edhe me 4 pikë do të ishim në rregull. Do të thosha se e kemi nisur me këmbë të mbarë, me Islandën duhet të marrim minimalisht një pikë, por ne do të kërkojmë të marrim tri”.

“E dimë se Islanda është një ekip që luan shumë fizikisht. Ata mbrojnë mirë dhe janë të aftë në kundërsulm. Duhet të jemi të kujdesshëm, të mos gabojmë e të luajmë lojën tonë. Duhet të shohim veten, sepse s’po luajmë ndaj Spanjës apo kundër një kombëtareje të madhe e të shohim lojtarët që ka. Ne duhet të japim maksimumin dhe uroj të kemi sukses”.

“Asllani është djalë i ri dhe i talentuar. Është mirë për ne që është këtu. Ka kualitet dhe presim të na ndihmojë. Nuk e di nëse do të luajë, por është gjë e mirë që është me ne, një forcë më shumë për ne”.

“Secili e di çfarë mundësie kemi në këtë grup tani që dhe Rusia e dimë që është jashtë. E dimë çfarë mund të fitojmë dhe jemi optimistë. Shpresojmë të marrim maksimumin”, tha në përfundim Gjasula. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!