Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë aktive 6 vatra zjarri.
Qendra për Menaxhimin e Krizave bën me dije se në fshatin Raoviç në komunën e Sarajit zjarri është ende aktiv.
Gjithashtu në afërsi të malit drejt Maktës ka pasur re tymi, me intensitet më të lartë është shfaqur në Osoj, midis fshatrave Bukaviç dhe Çajlane.
Ndërsa raportohet se zjarri është aktiv në Rakle, Nikodin Toplocë dhe në komunën e Prilepi.
Nadica Vuçkova nga Qendra për Manaxhimin e Krizave njofton se në këto zona terreni është i vështirë dhe nuk mund të ndërhyhet, momentalisht zjarri nuk ka rrezik.
Sakaq zjarr ka edhe në Niçino në Strumicë dhe në komunën Qendër Zhupë.
Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve që për çdo rast rreziku të lajmërojnë institucionet përkatëse./abcnews.al/

