Gjashtë të vdekur pas rrjedhjes së azotit në fabrikën e pulave në SHBA

schedule21:44 - 28 Janar, 2021

schedule 21:44 - 28 Janar, 2021

Gjashtë punonjës humbën jetën në një fabrikë në SHBA, pas rrjedhjes së azotit të në një fabrikë pulash. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Georgia. Pesë persona vdiqën në uzinën e Gainesville para se të dërgoheshin në spital dhe një tjetër ndërroi jetë në ambientet e urgjencës.

Zyrtarët thanë se rrjedhja e azotit të lëngshëm, e cila fillimisht u raportua si shpërthim, ndodhi rreth orës 10 të mëngjesit (lokale) në Prime Pak Foods dhe nxiti evakuimin e të paktën 130 njerëzve, sipas WSB.

Në një konferencë shtypi të enjten pasdite, autoritetet thanë se pesë njerëz vdiqën në fabrikë. Një nga 10 personat që u dërguan në spital vdiq më vonë, duke rritur numrin e të vdekurve në gjashtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!