Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Gjashtë orë pa drita për dy ditë! OSHEE njofton ndërprerje të energjisë në disa zona

schedule22:57 - 4 Mars, 2020

schedule 22:57 - 4 Mars, 2020

OSHEE ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike nesër në disa zona të Tiranës.

Përmes një njoftimi, OSHEE  bën me dije se ndërprerja e energjisë elektrike do bëhet si shkak i investimeve dhe punimeve në disa kabina.

Ndërprerje  të energjisë elektrike do të ketë në datën 5 mars dhe zgjasë nga ora 09.00 e paradites deri në orën 15.00 pjesërisht në rrugën “Ali Demi”, “Zonja Curre”, “Pjetër gurakuqi”, “Ali Shefqeti”.



Po ashtu ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në datën 6 mars nga ora 09.00 deri në orën 15.00 pjesërisht në rrugën “Andrea Mano” pranë shkollës Ramazan Jarani, “Petro Nini Luarasi”, “Shqyri Ishmi”.

Njoftimi i plotë:

“Pershendetje/Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 5-6 mars

Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 5-6 mars do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

5 mars/09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Ali Demi”, “Zonja Curre”, “Pjetër Gurakuqi”, “Ali Shefqeti” në Shkozë

6 mars/09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Andrea Mano” pranë shkollës “Ramazan Jarani”, rruga “Petro Nini Luarasi”, “Shyqyri Ishmi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!