Gjashtë njerëz përfshirë 3 fëmijë humbën jetën gjatë festivalit të balonave në Indi

schedule17:27 - 18 Janar, 2023

schedule 17:27 - 18 Janar, 2023

Gjatë një festivali në Indi gjashtë persona, duke përfshirë tre fëmijë, kanë humbur jetën pasi balonat të cilat u përdorën për tu ngritur prenë fytin e tyre.

Rreth 200 persona të tjerë u plagosën teksa po fluturonin balonat në ajër gjatë dueleve në festivalin Uttarayan në shtetin perëndimor të Gujarat, tha policia.

Gjashtë viktimat, duke përfshirë dy vajza të moshës dy dhe tre vjeç, si dhe një djalë shtatëvjeçar, vdiqën pasi litarët e mprehtë të përdorur nga “kundërshtarët” u ngatërruan rreth qafës dhe u prenë fytin.

Qindra njerëz kishin marrë pjesë në “luftimin e balonave” në festivalin ndërkombëtar gjatë fundjavës, ata i fluturonin ata nga tarracat dhe çatitë e shtëpive.

Qëllimi i konkursit është të presin balonat e të tjerëve ose ndryshe njihet si “luftimi ajror”.

Por kjo mund të jetë vdekjeprurëse për spektatorët dhe konkurrentët, pasi kordoni është i përforcuar me metal dhe nganjëherë pluhur xhami, duke e bërë atë mjaft të mprehtë për të prerë lëkurën e njeriut apo edhe telat elektrikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!