Gjashtë muaj nga fillimi i pandemisë së COVID-19

schedule12:21 - 11 Shtator, 2020

schedule 12:21 - 11 Shtator, 2020

Sot bëhen 6 muaj që nga fillimi i pandemisë, bën me dije Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më 11 mars, shefi i OBSH Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus,- tha se ishte i shqetësuar për situatën e krijuar nga COVID-19, edhe për shkak të mos-reagimit .

Gjithashtu, në fillimet e pandemisë ai i bëri thirrje qeverive që të ndryshonin menaxhimin, për shkak të përkeqësimit të situatës. Ndërkohë që disa vende u shprehen se mund ta kontrollonin koronavirusin.

Italia raportoi një situatë të vështirë. Sakaq fillimisht Italia dhe Irani u bënë kryesisht epiqendrat e shpërthimit, në një kohë kur Kina dhe Koreja e Jugut lajmëruan uljen e shpërthimit, të numrit viktimave dhe rasteve me COVID-19.

Më shumë se 27 milion raste janë konfirmuar në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave po shkon në rreth 2 milion. Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më tani kanë numrin më të lartë të vdekjeve, me më shumë se 191, 000 viktima, ndjekur nga Brazili, India dhe Meksika.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!