Sot bëhen plot 6 muaj, kur çifti i njohur Miriami dhe Albani u bën prindër për herë të dytë.
Këngëtarja solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Duam.
Çifti nuk e kanë zbuluar akoma portretin e vogëlushit, por para pak orësh Miriami ka ndarë në InstaStory një foto të dy fëmijëve të saj.
Ameli shihet teksa i qëndron mbi kokën e krevatit duke e përkëdhelur vëllain, ndërsa këngëtarja shkruan krahas fotos: “Sot 6 muaj, të Duam dashuria jonë!”
Kujtojmë që çifti kurorëzoi dashurinë në martesë pas 12 vitesh lidhje në maj të vitit të kaluar./abcnews.al