Ditën e djeshme u luajtën shumica, teksa sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të Kategorisë së Parë. Topi rrotullohet vetëm në grupin A, aty ku Partizani B pret Veleçikun.
Ndeshja tjetër në këtë grup është një nga më të fortat e kësaj jave. Burreli pret Dinamon në një ndeshje të fortë dhe mes pretendentësh për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore në sezonin e ardhshëm. Të dyja këto ndeshje nisin në orën 13:30.
Edhe Kategoria e Dytë ka ndeshje të pazhvilluara dhe kjo javë mbyllet me katër të tilla në grupin A. Mirdita dhe Valbona përballen së bashku në atë, që mund ta quajmë një derbi të veriut.
Në ndeshjet e tjera, Sopoti sfidon kryeqytetasit e Internacional Tirana, ndërsa Ada përballet me Ilirinë. Ndeshja tjetër është mes Gramshit dhe Shënkollit. Të katërta sfidat nisin në orën 13:30. /abcnews.al