Pas një tjetër barazimi në ligë, i gjashti në radhë, Ajax vendosi të shkarkojë trajnerin Alfred Schreuder.
Kontrata e trajnerit ishte e vlefshme deri më 30 qershor 2024, por u ndërpre menjëherë pas barazimit të djeshëm me rezultatin 1-1 ndaj Volendam në shtëpi.
“Pikët e shumta të humbura dhe mungesa e rritjes së ekipit janë arsyet kryesore të këtij vendimi dhe drejtuesit nuk kanë më besim te ky bashkëpunim”, thuhet në deklaratën e klubit holandez të Ajax./ h.ll/abcnews.al
Ajax stelt Alfred Schreuder op non-actief.
— AFC Ajax (@AFCAjax) January 26, 2023