“Gjarpri ndërron lëkurën”, Ronela tregon çfarë fshihet pas klipit përfaqësues në Eurovision

schedule18:45 - 18 Shkurt, 2022

schedule 18:45 - 18 Shkurt, 2022

Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit në Eurovision nga Ronela Hajati. Ajo do të performojë natën e parë e para në Itali me këngën “Sekret”.

Së fundmi, Ronela ka zbuluar disa të reja rreth këngës, duke thënë se po po punohet nga një producent në Angli dhe ka pësuar ndryshime. Një pjesë e mirë e tekstit do të jetë në anglisht, për shkak të natyrës së festivalit.

“Unë mendoj se kënga ime është ndër më të mirat që Shqipëria ka çuar në Eurovision”, tha Ronela ndër të tjera në “Sot”.

Ajo zbuloi se çdo element i videoklipit është i bazuar në mitologji, në legjendën e Gjarprit të Bistricës. Sakaq, Ronela rrëfeu në videoklip tregohet një histori dhe brenda është një personazh me emrin Vjosa, që përfaqëson lumin Vjosë, lumin e fundit të egër në Evropë.

“Ashtu siç gjarpri ndërron lëkurën, edhe brenda videoklipit pësohet një shndërrim”, tha Hajati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!