“Gjallë a vdek”! Stresi kërcënon Ramën nga arratia: Dorëzo Veliun ose do të vijmë në Surrel

schedule14:44 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 14:44 - 12 Dhjetor, 2020

E ndërsa deklaroi mëngjesin e sotëm se është arratisur në Kosovë, Arkimed Lushaj i njohur si “Stresi” nga arratia kërcënon kryeministrin Edi Rama që të dorëzojë Ardi Veliun, pra ta shkarkojë ose në të kundërt, thotë këngëtari do i shkojnë kreut të qeverisë në Surrel. Stresi bën thirrje për rezistencë dhe u premton protestuesve se sonte do të jetë në tubim.

Shkodra zemra jeme jeni ma të mirët. I bëj thirrje Kukësit, Shkodrës, Tropoja jeme cohuni sot o kurrë. Ne jemi nis se si do vijmë sot në Tiranë gjallë a vdek nuk e di por na pritni në protestë sot do jem aty 100%, me premtimin që ua dhashë me djemtë prej Kosove e Maqedonie. Rezistoni sa të vijmë edhe ne amaneti i Zotit mos u dorëzoni. 

Shkodra, Tropoja, Vlora, Saranda, çohuni tanë se do vijmë sot, i bëj thirrje tanëve. Edi Rama dorëzo Ardi Veliun, mafiozin më të madh të historisë së Shqipërisë edhe të policisë dhe kupolës mafioze, nëse nuk e dorëzon kukullën tane ka me tu djeg edhe shpia jote në Surrel. Edi Rama dorëzo Ardi Veliun ose do vijmë në Surrel pasha këtë Zot” thotë Stresi.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by STRESI (@stresi)

Uniformat blu e shpallën në kërkim për protestën e së mërkurës dhe njoftuan se mbi këngëtarin rëndojnë akuzat për veprat penale “organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “kundershtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “prishje e qet qetësisë publike” “shkatërrim i pronës me zjarr” dhe ”mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!