Erion Alibej po vijon dëshminë e tij në GJKKO, në kuadër të gjykimit për dosje ‘Plumbi i Artë’. Ai rrëfen se me cdo kusht kërkonte Talo Çelën për të cilin kishte informacione se ishte autori i vrasjes së të afërmve të tij.
“Kërkoja vetëm Talo Çelën me çdo kusht, të gjalle të vdek, doja çdo informacion për të, djali i dajës me tha pash Fatos Gosën pas meje me një BMW rrugës për Peqin, Talo ishte kryesori për mua sepse ai dinte cdo gjë për mua, rrugët i njifte mirë etj, unë doja që ai dhe te kapej nga policia se e di që do fliste.
Arjan Spahiu me tha se kam informacion i kam marr vesh të gjitha dhe duhet tëe bëjmë një takim me Nuredin Dumanin, pranova, diku ne fund të shkurtit 2020, Nuredinin e mori Arjani, e solli në pallatin ku unë jetoja, në një shtëpi të marrë me qira, Nuredini kishte dëgjuar qe un hidhja lek për Talo Çelën, dhe me tha se Talo është bërë i vështirë për t’u kap por un e di kush janë ekzekutorët e familjes tënde dhe filloi të më tregonte emrat, Talo Çela, Besmir Haxhia, Altin Ndoci. Edhe tek vëllezerit Baho dhe djali dajës kanë qenë po këto me tha. Unë e dija që kishte qenë dhe Dashnor Dumani e kisha si informacion.
Unë kërkoja me cdo ngulm kokën e Talo Çelës. Për të shkuar tek Talo Çela, Dumani më tha që duhet të fillojmë me vrasjen e Dorjan Shkozës. Aty Talo do e kuptojë qe e kam bërë une dhe aty do e kap Talon. Mua me interesonte me cdo çmim Talo Çela. Ramë dakord që të vijonim ekzekutimet, në atë takim nuk u bë ndonjë listë ekzekutimesh, menduam dhe ramë dakord që ta nisim nga vrasja e Dorjan Shkozes me qëllim që të kapnim Talo Çelën.
Nuredinit i thashë çfarë kërkon nga unY? Me tha dua gjysmën e shumës, për çdo vrasje marr 100 mijë euro, nga ty dua gjysmat e parave, çunat i kam gati. Ok i thashë Dumanit.” tha ai./abcnews.al

