Gjakova: Faleminderit Majlinda që na hape rrugën, kur pashë festën e trajnerit e besova

schedule12:37 - 26 Korrik, 2021

schedule 12:37 - 26 Korrik, 2021

Nora Gjakova shtoi një pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës ditën e sotme në Tokio, ku fitoi medaljen e artë në xhudo në peshën deri në 57 kilogramë, pasi mundi me ippon kundërshtaren nga Franca në finale. Pas triumfit ajo tregoi emocionet e para për RTK, ku ende nuk iu besonte.

“Nuk e di, ende më duket e pabesueshme. As kualifikimin në finale nuk e besova, veç kur pashë trajnerin (Driton Kuka) që festonte e besova. Është e pabesueshme! Ndjenjë e papërshkueshme! Erdha të fitoj, por nuk i dihej dhe nuk e besoja që do fitoja medalje olimpike. Shpresoj që ky të mos jetë fundi i karrierës sime, do mundohem të bëj sërish përpara.

Falënderoj gjithë ekipin, faleminderit Tonit (trajneri), që është ai që ka bërë gjithçka për sukseset tona. Falënderoj Majlindën që na hapi rrugën, sepse ndryshe nuk do i ëndërronim dhe arrinim këto suksese të mëdha. Në Rio 2016 isha me normë, por dëmtimi nuk më lejoi të jap maksimumin.

Ka qenë një ditë me shumë emocione, jo vetëm për mua, por edhe për vëllanë, Akilin. Kjo që kemi arritur sot është e jashtëzakonshme. Doja që edhe Akili të ishte medalist, për sërish po e çojmë një medalje në shtëpi. E kam ëndërruar këtë fitore. Falënderoj trajnerin, që ka punuar 20 vite me ne dhe ka dhënë kontributin kryesor për të marrë këtë triumf të madh”, tha Nora Gjakova. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!