Gjakmarrja nga i mituri në Lezhë, eksperti: Kush ia dha armën me mulli? Një e ngjashme vrau bankierin Santo

schedule13:07 - 26 Janar, 2022

schedule 13:07 - 26 Janar, 2022

Një vrasje për gjakmarrje tronditi Lezhën pak ditë më parë. Një i mitur vrau vëllanë e autorit që vite më parë i kishte vrarë të babanë.

Duke folur për këtë vrasje, eksperti për çështjet ligjore, Ervin Karamuço, ngriti problemin e sigurimit të armës nga i mituri. Sipas tij arma me mulli është shumë e rrallë dhe e shtrenjtë, gjë që trefon se atij ia kanë dhënë persona të përfshirë në krime.

Karamuço në “Abc Live” shton se me një armë të ngjashme u vra dhe bankieri Artan Santo vite me parë në Tiranë. Ai shpjegon se këto armë janë të sigurta dhe nuk lënë gëzhoja në vendin e ngjarjes.

“E la armën e zjarrit dhe u dorëzua. Problemi nuk qëndron aty se ai akti pritej. Dhe gjithë cikli i jetës së tij apo rrjeti shoqëror do e sillte këtë rezultat. Dhe kjo varej vetëm tek vendoja e tij. Problemi është tek arma. Se ky është pjesë, apo personi që ja ka dhënë është pjesë e një organizata. Se janë armë të rralla kalibri 22 . Nuk lënë gëzhoja me mulli. Përdoren nga killer profesionist. E njëjta arma e ngjashme me këtë vetëm më e madhe, është përdorur për vrasjen e Santos. E them për herë të parë. Ai që ka vrara benkierin është e njëjta llojë arme është identifikuar vetëm nga pamjet filmike. Dua të them që këto armë janë në qarkullim. Se ajo vlerën e ka 4-5 mijë dollar, prodhohet në SHBA” tha eksperti . /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!