Ajdin Ajvazi, 19 vjeçari që plagosi me thikë Aron Demirajn është arrestuar nga policia. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të enjteje në zonën e quajtur “Qyteti Studenti” në kryeqytet.
20 vjeçari u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut. Nga pamjet e sigurua në ABC News, shihet gjak në karrigen e një lokali në zonën ku ka ndodhur ngjarja.
Autori dhe i plagosuri janë të dy studentë. Ndërkaq në vendngjarje ndodhen forca të policisë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al