Dy gjuetarë gjarpërinjsh kanë mundur që të bëjnë neutralizimin e një pitoni gjashtë metra të gjetur në një park kombëtar në Florida, gjarpri më i madh i këtij lloji të gjetur ndonjëherë.
Përmes një video të postuar në rrjetet sociale shihet “lufta” e dy gjuetarëve të gjarpërinjve Steven Gauta dhe Jake Valeri me pitonin 56 kg, i cili ishte i gjatë sa një gjirafë e rritur.
Dy gjuetarët e dorëzuan më pas gjarprin në një qendër speciale për mbrojtjen e kafshëve të egra. Një biolog nga kjo qendër vuri në dukje se ka indikacione se gjarpërinjtë e kësaj specie të veçantë, pitonët burmezë, po rriten në madhësi.
Pitonët burmezë gjenden në zonat e Azisë Juglindore dhe mendohet se kanë ‘pushtuar’ Floridën. Këta gjarpërinj preferojnë zona me lagështi të shtuar ose lumenj./abcnews.al