Përballë sfidave të gjyqësorit vendas dhe në pritje të një vendimi nga Gjykata Europiane e drejtësisë, Qeveria Italiane miratoi këtë të premte një dekret që I lejon këtij shteti transferimin e emigrantëve ilegal nga qendrat e ndalimti në Itali drejt qendrave pritëse në Shqipëri në Gjadër dhe Shëngjin.
Sipas dekretit të miratuar, emigrantët e parregullt që aktualisht ndodhen në qendrat e ndalimit në Itali te cileve iu eshte refuzuar kerkesa e azilit, mund të transferohen në qendren e Gjadrit , ku do të qëndrojnë deri në 18 muaj, në pritje që vendet e tyre të origjinës t’i pranojnë dhe të lejojnë kthimin e tyre. Megjithatë, procedura parashikon që dëbimi përfundimtar të ndodhë nga territori italian, që do të thotë se pas qëndrimit në Shqipëri, emigrantët do të kthehen përsëri në Itali për t’u riatdhesuar në vendet e tyre të origjinës.
Në Itali, kjo skemë ka ngritur shqetësime mbi rritjen e kostove të administrimit, pasi çdo emigrant i ndaluar duhet të shoqërohet nga dy oficerë policie gjatë transferimeve midis dy vendeve.
Sipas ministrit të Brendshëm, Matteo Piantedosi, bëhet fjalë vetëm për “riaktivizimin e një funksioni ekzistues të qendrës, atë të qendrës së kthimit”. Ai shtoi se, brenda pak javësh apo muajsh, pritet një vendim nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, që qeveria italiane beson se do të jetë në jetë në përputhje me qëndrimin e saj.
Qeveria Italiane eshte shprehur se nuk po ndryshon qellimin e qendrave ne Shqiperi, por synon ti perdor ato edhe per ndalimin e emigrantëve të paligjshëm në pritje të dëbimit. Fillimisht, qendra e Gjadrit ishte menduar për mbajtjen deri në 28 ditë të azilkërkuesve të shpëtuar në det nga anijet ushtarake italiane, të ardhur nga vendet e konsideruara të sigurta, për t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara të kufirit. Tani, emigrantët e ndaluar në Gjader mund të qëndrojnë aty deri në 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin e tyre.