Gjadri, gjykata sërish kundër Melonit/ “Italia, rrezik sanksionesh nga BE”, Daci: Klandestinët duhet të vijnë nga vende të sigurta

schedule13:31 - 12 Nëntor, 2024

schedule 13:31 - 12 Nëntor, 2024

Politologu Alban Daci në një intervistë në “News Line” në ABC News, foli për marrëveshjen për emigrantët me Italinë. Gjatë intervistës, Daci theksoi se lëvizja e emigrantëve është e pezulluar deri në një moment të vendimit të Gjykatës së Drejtave Europiane.

Ai u shpreh se ky ishte një vendim që pritej nga Gjykata e të Drejtave Europiane. Gjithashtu shtoi se opozita italiane ka qenë shumë e ashpër sa i përket kësaj marrëveshje.

“Ishte një vendim i parashikuar nga të gjithë kushdo që e njeh të drejtën europiane. Tashmë nga kauza e klandestinëve, Meloni po përgatitet që edhe kauzën e drejtësisë ta përdorë për fushatë elektorale sipas analistëve atje. Kjo marrëveshje në thelb mbetet e vlefshme sa kohë një nga të dy vendet nuk është tërhequr. Po flasim për një problem mes Italisë, dhe funksionimit të kësaj marrëveshje nga ana e autoriteteve italiane. Nuk është Shqipëria me Italinë në një kaos të përbashkët përballë të drejtës europiane. Lista që ka krijuar qeveria Meloni nuk bën pjesë në kompetencat që duhet dhe nuk është në listat e vendeve të sigurta sipas të drejtës europiane. Dhe normativa që ka krijuar dekreti i ligjit që beri Meloni, bie në kundërshtim me disa normativa të drejtave europine. Nëse kjo gjë do të vazhdojë Italia mund të rrezikoi disa sanksione. Edhe pse Gjykata e Romës ka pezulluar vendimin, për të mos marrë më ngarkesa apo sulme. Pra mund të them që nuk do të ketë një zgjidhje në favor të Melonit pasi nuk mendoj që brenda një muaji Gjykata Europiane të ndryshojë qëndrim për të njëjtën çështje”, tha ndër të tjera Daci.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Elon Musk, i cili me qëndrimin e tij ka dalë në mbështetje të kryeministres italiane Giorgia Meloni, pas përplasjeve të kësaj të fundit me Gjykatën e Romës.

Politologu Daci u shpreh se sipas tij është thjesht një reagim për show, apo për të marrë vëmendje.

“Intelektualë të së majtës italiane e kanë sulmuar Elon Mask dhe mendoj që bën pjesë e natyrës së tij të show dhe dihet afrimiteti që ka me Melonit. Është mbështetës i Trump që ngjan shumë me atë të Melonit”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!