Gjadër, kampi zhvillon fshatin/ Rritet numri i të punësuarve, shtrenjtohen qiratë në zonë

schedule15:31 - 11 Shtator, 2024

schedule 15:31 - 11 Shtator, 2024

Kur Shqipëria dhe Italia dakordësuan ndërtimin e kampit të refugjatëve në Gjadër të Lezhës, banorët e këtij fshati u shprehën skeptikë dhe jo të gjithë e mirëpritën.

Por gjërat ndërruan kryekëput me kalimin e javëve pasi investimi ka zhvilluar zonën dhe ka fuqizuar ekonomitë e banorëve.

Aleksander Preka, Kryetar i Fshatit Gjader tregon se janë me dhjetëra banorë të Gjadrit dhe zonave përreth të cilët gjatë këtyre muajve janë punësuar për ndërtimin e kampit.

Banorë të tjerë kanë përfituar nga qiratë e shtëpive që për shkak të kërkesës së lartë nga punonjësit, ata shqiptarë dhe të huaj, janë rritur.

Punimet për kampin që do të presë mijëra refugjatë nisën pranverën e këtij viti dhe pritet të përfundojnë brenda pak javësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!