Giuseppe Conte dhe 21 ministrat e tij betohen në Presidencë

schedule11:02 - 5 Shtator, 2019

schedule 11:02 - 5 Shtator, 2019

Pas formimit të qeverisë së re, kryeministri i Italisë Xhuzepe Konte është betuar për besnikëri ndaj republikës dhe kushtetutës para kreut të shtetit Serxho Matarela, në presidencë. Pas Kontes, u betuan 21 ministrat e qeverisë së re. Anëtarët e ekzekutivit u zhvendosën më pas në kryeministri ku mbahet ceremonia e marrjes së posteve dhe më pas mbledhja e parë e këshillit të ministrave.

Detaji që ra në sy gjatë firmosjes së marrjes së postit, ishte fakti se që kryeministri Konte përdori stilolapsin e tij personal dhe ajo atë që ishte mbi tryezë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!