Juventusi me Cristiano Giuntolin në krye të menaxhimit sportiv ka një objektiv të parë shumë të qartë, të shesë lojtarë.
Klubi bardhezi ka vendosur që nuk ka të patransferueshëm dhe se është radha e tyre për t’u rinovuar, padyshim duke ulur kostot aty ku është e mundur. Allegri kërkoi dhe mori vazhdimësinë e Rabiot dhe Milik, dhe mirëpriti Timothy Ëeah nga Lille. Amerikani do të jetë trashëgimtrari i Cuadrado, i cili u largua si lojtar i lirë dhe ishte “viktima” e epokës së re.
Të parët në listën fillestare janë McKennie, Arthur dhe Zakaria, të kthyer nga huzimi dhe jashtë planeve të Allegrit. Për “La Gazzetta dello Sport”, Juventus pret të marrë 50 milionë euro me lamtumirën e tyre. Nuk do të jetë e lehtë, sidomos në rastin e Arthur, paga e të cilit i ndërlikon negociatat.
“Zonja e Vjetër”, megjithatë, është e hapur për t’u ndarë edhe me peshat e rënda. Ata do të dëgjojnë oferta për Szczesny, Bonuçi, Rugani dhe Alex Sandro.
Por nuk duhet të lënë pas as dyshja e yjeve, Chiesa me Vlahovic, që në rast të ndonjë oferte të mirë, ata mund të largohen./h.ll/abcnews.al