Interi ka marrë një goditje të rëndë në merkato. Zikaltërit janë vënë prej kohësh në lëvizje për të siguruar firmën e Olivier Giroud, por sulmuesi francez vazhdon të refuzojë dhe të presë oferta më të kënaqshme financiare.
Chelsea ka pranuar ta shesë bomberin francez për vetëm 5 milionë euro, pasi konsiderohet si zgjedhja e katërt e Frank Lampard në majë të sulmit. Problem mbetet vetëm paga e lojtarit, i cili dëshiron 4 milionë euro në sezon+bonuse.
Interi nuk pranon kurrsesi të paguajë një shumë të tillë për një 33 vjeçar, sidomos me këtë të fundit që kërkon kontratë 2 vjeçare. Negociatat mes Interit dhe agjentit të futbollistit janë komplikuar edhe më tepër, pasi në garë është futur skuadra e Lyon, që ka humbur sulmuesin Memphis Depay për plot 6 muaj./abcnews.al