Telenovela e Oliver Giroud duket se është drejt fundit. Mediat në Francë shkruajnë se agjenti i sulmuesit do të udhëtojë nesër drejt Milanos për të mbyllur marrëveshjen me Interin.
‘Sky Sport Italia’ raporton se 33-vjeçari do ti kryejë këtë fundjavë vizitat mjekësorë, por ekziston mundësia se Giroud ti mbyllë ato përpara ditës së premte. Agjenti i lojtarit, Michael Manuello, do të jetë ditën e nesërme në kampin zikaltër për të mbyllur detajet e fundit të kontratës.
Sulmuesi i kombëtares franceze do të firmosë për dy vite e gjysmë me zikaltrit, ku Interi do të paguajë rreth 4.5 milionë € sipas ekspertit të merkatos, Gianluca Di Marzio. Trasnferimi pritet të bëhet shumë shpejt zyrtar, ku Giroud do të prezantohet përpara tifozëve intersitë. /abcnews.al