Kosova nuk ia doli dot të merrte pikë ndaj Greqisë, pasi u mposht në transfertë me shifrat 2-0. Një humbje që dhemb te dardanët të cilët shikojnë grekët t’iu largohen më 6 pikë në vendin e parë.
Pas ndeshjes trajneri Allain Giresse do të shprehej se i vjen keq për humbjen, por djemtë e tij bënë maksimumin, teksa këto janë edhe mundësitë e tyre.
“Kjo ndeshje e komplikon punën. Ishte shumë e vështirë përballë Greqisë. Nuk e patëm në kontroll topin, kishim shumë vështirësi, sidomos gjatë pjesës së parë. Tentuam pak në pjesën e dytë, por nuk ia dolëm.
Duhet të punojmë shumë për t’u përmirësuar, për të rritur potencialin e lojtarëve. Sot u ndie mungesa lojtarëve. Kemi nevojë për kontributin e gjithsecilit për të përballuar një ekip si Greqia.
Kemi tentuar të ndryshojmë lojën gjatë pjesës së dytë, kemi tentuar të ndryshojmë formacionin, por gjendja e tillë është, duhet të shohim përpara.” /f.a/abcnews.al