Giorgio Chiellini tregon keqardhjen më të madhe të karrierës së tij

schedule19:19 - 24 Shtator, 2022

schedule 19:19 - 24 Shtator, 2022

Giorgio Chiellini pati një karrierë të gjatë dhe të suksesshme te Juventus, ku kaloi gati 20 vjet dhe u bë një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij.

Chiellini ka fituar shumë trofe me Juven, duke arritur dy herë në finalen e Champions League. Giorgio u bë edhe kampion evrope në vitin 2020 si pjesë e kombëtares italiane, shkruan abcnews.al.

Megjithatë, rezultoi se humbjen në finalen e Ligës së Kampionëve në 2015 në Berlin, mbrojtësi legjendar e konsideron zhgënjimin e tij më të madh, ai humbi ndeshjen kundër Barcelonës për shkak të lëndimit.

“Keqardhja më e madhe është humbja në finalen e Ligës së Kampionëve në Berlin atëherë pata një lëndim, por pas gjithçkaje që bëra atë sezon, meritova një vend në skuadër”, citohet të ketë thënë Chiellini nga Tuttomercatoweb. /G.D abcnews.al/